Transmetuar më 19-02-2024, 10:51

Ngjarje tragjike në Peqin.

Punonjësi i bashkisë humb tragjikisht jetën duke krasitur pemët dekorative.

‘Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen "Xhami", është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi Faik Rronci, 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia vendore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd