Transmetuar më 19-02-2024, 15:11

Personazhi i Tik Tok, Kozak, është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës.

Kozak Braçi, po merret në pyetje nga agjentët në lidhje me një video që qarkullon ditët e fundit në rrjetet sociale.

Fenomeni i ‘TikTok’, Kozak Braçi mbulon me para Fatmira Breçanin, ja çfarë i thotë këngëtarja (Video) Në këtë video, Kozaku, del duke konsumuar kokainë dhe pastaj me një pistoletë me mulli luan lojën ruletë ruse.

Në videon e publikuar nga VoxNews, duket qartë pistoleta dhe plumbi, ku fatmirësisht arma nuk e shkrep.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd