Transmetuar më 20-02-2024, 12:19

Pak ditë më parë, autoritetet Turke, arrestuan shtetasin shqiptar Ibrahim Lici, pasi ishte shpallur në kërkim për ekzekutimin e Endri Mustafës.

Por, babai i tij i ka mohuar akuzat.

Mustafa Lici, tha sot para SPAK-ut se djali i tij ka qenë në Tiranë kur është vrarë Mustafa.

“Dosjen e ka bërë gati Ardit Hasanbegaj dhe Niko Brahimaj. Pasi bëri dosjen e djalit tim Niko Brahimi u bë drejtor i Policisë Kriminale. Kam dorëzuar pamjet filmike dhe qelizat telefonike që djali im ndodhej në Tiranë. Pamjet i kam bërë në shumë kopje se nuk kam besim”, tha Lici për mediat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd