Transmetuar më 20-02-2024, 15:21

Ngjarje tragjike në Fier. Një 56-vjeçar ka rënë nga kati i pestë i pallatit dhe ka humbur jetën.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 14:40, në lagjen "Konferenca e Pezës", Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd