Transmetuar më 21-02-2024, 09:17

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku janë pezulluar nga detyra pasi më herët u komunikua e njëjta masë edhe për 11 punonjës të rangut më të ulët.

Ata janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për vepren penale “Shpërdorim Detyre”, raporton noa.al.

Në kuadër të këtij hetimi, prokurorja Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.

Sipas prokurorisë dy zyrtaret e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Vendimi i pezullimit është ankimuar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës me akuzën për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhun në Shëngjin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd