Transmetuar më 21-02-2024, 11:13

Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi akuzohet se ka kërcënuar me gjakmarrje një 57-vjeçar.

Mësohet se 57-vjeçari ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor rreth 10 vjet më parë, ku ka mbetur i vdekur vëllai i 42-vjeçarit. Kjo është bërë shkak për konfliktin e tyre, teksa vëllai i viktimës ka këkruar të marrë hak për ngjarjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

‘Shërbimet e policisë në Shkodër arrestuan dhe shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur për gjakmarrje, një 57-vjeçar që rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të shtetasit E. B’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd