Transmetuar më 28-02-2024, 15:21

Musah Hamiti, biznesmeni 66-vjeçar që u shpall i zhdukur para një muaji, është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa kanë nisur hetimet për vdekjen e tij.

Rrëmbimi i biznesmenit nga Kosova, arrestohen dy vajza nga Shqipëria: Kishte 80 mijë franga me vete! “Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth ores 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë zëdhënësi, Ismet Hashani.

Në dosjen e Prokurorit të Shtetit, thuhet se më 9 janar, në orët e pasdites, dy të dyshuarat, Marinela Markoviq dhe Silvana Dulellari me origjinë nga Shqipëria, bashkë me persona të tjerë, akoma të paidentifikuar me qëllim të përfitimit kundërligjshëm pasuror, e kanë rrëmbyer të zhdukurin Musah Hamiti, me vendqëndrim në shtetin e Zvicrës.

“… pasi që të pandehurat, e kuptojnë se i zhdukuri Musah, ka me vete shumën e të hollave në vlerë prej 86250 Franga zvicerane, dhe 391 €, i cili po me të njëjtën ditë është kthyer nga Hajvalia, pas që është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali, ku kishte qenë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 25 ditëve, me të kthyer në Gjilan, me taxi të Kompanisë ‘’Golden Taxi’’ me datë 09.01.2024, takohet me të pandehurat e lartcekura, e pasi takimit me të njëjtat humb çdo gjurmë e tij, me ç’rast nga kjo ditë nuk dihet për fatin e tij.”

Markoviq dhe Silvana Dulellari dyshohen se në bashkëkryerje dhe bashkëveprim e kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd