Transmetuar më 28-02-2024, 20:30

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka tronditur opinionin me rrëfimet e saj sot, lidhur me dhunën fizike të ushtruar sipas daj nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin bashkë.

Ajo ka bërë publike edhe fotografitë e dhunës, të cilat janë sa të tmerrshme aq edhe shqetësuese për t’u parë, duke qenë se demonstrohet sipas saj rrahja brutale e ushtruar nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.

Imazhet ajo i ka zbulua gjatë një intervistë të dytë për emisionin “Kosova Today”, ku shikuesit kanë ngelur të shokuar nga pamjet që ajo ka bërë publike.

Ish-misi i Kosovës ka treguar se e ka denoncuar burrin për dhunën e shkaktuar ndaj saj.

Latifi ka treguar se ajo është në proces gjyqësor më burrin e saj dhe janë divorcuar prej afro një viti. Ndër të tjera ajo ka pohuar:

“Nëse është dhunë fizike ajo kalon, nuk e harron por kalon, mirëpo dhuna psiqike asnjëherë nuk kalon”, është shprehur ish-misi.

Sakaq ish burri ka reaguar më pas:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd