Transmetuar më 12-05-2024, 01:54

Meritoni dhe Juli u zgjodhën gjatë ditëve të fundit si dy finalistë nga Romeo dhe kjo zgjedhje çoi menjëherë në nominim të dy banorët.

Juli dhe Meritoni janë në televotim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do të jetë finalisiti i dytë.

Finalisti i dytë i edicionit të tretë të Big Brother Albania VIP do të zgjidhet në Prime-n e të martës së ardhshme.

Pasi iu komunikua vendimi i Vëllait të Madh, Meritoni dhe Juli e kanë pritur me pozitivitet këtë vendim.

Deri më tani është shpallur finalist vetëm Romeo, ndërkohë të martën do të merret vesh se cilin prej tyre do të shohë publiku në finale.

Sa i përket banorit tjetër, për atë nuk do të ketë asnjë penalitet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd