Transmetuar më 29-09-2017, 14:10

Dy fëmijë janë shtruar në spital në gjendje kritike, pasi një shok i tyre i çerdhes i qëlloi me pistoletë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë së enjtes në Dearborn, në periferi të Detroit në Michigan, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një çerdhe private.

Autori i dyshuar i ngjarjes dhe të plagosurit, janë që të gjithë tre vjeç.

Çerdhja drejtohej nga një grua, ndërsa frekuentohej nga fëmijët e zonës.

Shteti i Michigan nuk i ndalon mbajtjen e armëve në çerdhe e kopshte, për shkak të sigurisë së pakët.

Ndërkohë autoritetet po hetojnë, për të zbuluar mënyrën se si i mituri ra në kontakt me armën. /a.y/noa.al