Transmetuar më 29-09-2017, 21:48

E pabesueshme, por kur të lexoni deri në fund do të bindeni që është e vërtetë.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë reshjeve të shiut, të cilat janë shoqëruar edhe me peshq që ranë nga qielli.

Gjithçka ka ndodhur në verilindje të Meksikës, ku në pamje duken disa peshq të vegjël.

Mbrojtja civile në shtetin meksikan Tamaulipas ka thënë se shiu që ra të martën në qytetin bregdetar Tampico ishte i përzier me peshq.

Fotografi të postuara në faqen e agjencisë në Facebook shfaqin katër peshq të vegjël në një qese plastike dhe një tjetër në trotuar, raporton AP.

Sipas U.S Library o Congress, ky është një fenomen për të cilin është raportuar që nga kohërat e lashta.

Shkencëtarët besojnë se tornadot mbi ujë mund të jenë përgjegjëse për thithjen e peshqve në ajër ku ata fryhen derisa të bien në tokë.