Transmetuar më 06-10-2017, 12:57

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë, ku një makinë ka përplasur një motor.

Viktima është drejtuesi i motorit Gjovalin Hida, 65 vjeç banues në Shkodër.

Aksidenti ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Thive”.

Një makinë me drejtues shtetasin Ardian Kodra është përplasur me motorin me të cilin udhëtonte viktima.

Si pasojë e plagëve të marra Hila u dërgua në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Sakaq drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, ku vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese