Transmetuar më 08-11-2017, 18:54

Kryeministri Edi Rama ka publikuar nëpërmjet një video raportin analitik për kanabisin, ndërsa ka ftuar qytetarët ta shohin dhe lexojnë me sytë dhe mendjen e tyre.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook Rama nuk ka nguruar të përmendë edhe kazanin, për ata kryeministri nuk e rekomandon ta lexojnë këtë raport.

“Kush sheh me sytë e vet dhe lexon me mendjen e vet le ta lexojë.

Ata që shohin me gojën e kazanëve dhe mendojnë me kokën e politikanëve analistëve të kazanëve mos ta marrin mundimin fare"m shkruan Rama.

Raportin mund ta gjeni duke klikuar KËTU