Transmetuar më 10-11-2017, 09:56

Policia e Fierit ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 41 kilogramë lëndë narkotike nmë sajë të një operacioni antidrogë të koduar “Dukas” ndërsa janë vënë në pranga edhe dy poseduesit e saj.

Burime policore bëjnë me dije se të arrestuarit janë identifikuar si Neritan Blido, 28 vjeç, dhe Spartak Kamberaj, 26 vjeç, të dy banues në lagjen "Dukas", Patos.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen "Dukas", gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, gjithsej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. /b.l/noa.al/