Transmetuar më 14-12-2017, 19:15

Vijon dominimi i kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar duke gjeneruar shira të përkohshëm në ekstremet Veri – Jug.

Pasditja mbetet në kushtet e vranësirave të shpeshta me shira të dobët në zonat Veriore ndërsa shira të izoluar pritet të bien në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike të ditës duke bërë që maksimumi të ngjitet sërisht deri në 17 – 18°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian mbetet në kushtet e vranëisrave me reshje shiu e dëbore. Më të konsiderueshme reshjet paraqiten në pellgun e mesdheut, zonën e Alpeve Europiane dhe gadishullin ballkanik.

POR thuajse e gjithë Europa Lindore dhe pjesërisht zonat Qendrore dhe Veriore të Europës karakterizohen me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. (e.c/noa.al)