Transmetuar më 26-12-2017, 15:35

Ai mund të quhet një babagjysh ndryshe nga të tjerët pasi nuk ka marrë slitën për të shpërndarë dhurata, por ka dhuruar një spektakël për fëmijët.

Ngjarja është regjistruar në Paris ku Santa Clausi e këmbeu slitën me një maskë zhutje dhe preferoi të notonte në akuarium me peshkaqenët.

Në Paris, kjo është kthyer në një traditë Krishtlindjesh, pasi është hera e gjashtë që akuariumi organizon një aktivitet të tillë.

Siç shihet edhe nga pamjet në video zhytësi notoi rreth akuariumit gjigant mes krijesave të shumëllojshme, ndër të cilat edhe peshkaqenë zebër.

Drejtuesit e akuariumit kanë bërë të ditur se nuk kishte asnjë rrezik për Santa Clausin, por fëmijëve ju tha të mos bënin zhurmë e të mos shkrepnin foto me blic që të mos trembnin kafshët./b.l/noa.al/