Transmetuar më 27-12-2017, 18:22
Kjo video e regjistruar nga një smartphone, tregon disa momente rrëqethëse të trajtimit të të arrestuarve nga policia meksikane.
Siç shihet edhe në video, i arrestuari është lidhur, me gojën e mbyllur, dhe i futur në bagazhin e makinës.
Nga mungesa e frymëmarrjes ai detyrohet të thyej xhamin, ndërsa polici me spraj lotsjellës e sulmon atë.
Nuk dihet se për çfarë është akuzuar personi në fjalë, por sjellja e policisë është e tepëruar.
Komentuesit kanë mbajtur qëndrime të ashpra ndaj autoriteteve. /k.k/noa.al/