Transmetuar më 29-12-2017, 20:48

Ajo që nuk pritej i ka ndodhur një të moshuari pas lidhjes me një djalosh të ri.

Një i moshuar i cili u martua me një model rumun, mbeti i pastrehë pasi pak ditë pasi e pasi shiti banesën e tij dhe me paratë që mori i bleu një banesë bashkëshortit 24-vjeçar.

Philip Clements, 79 vjeç nga Britania e Madhe u martua me Florin Marin, nga Rumania pas njohjes në një vendtakim.

I moshuari shiti shtëpinë e tij në Sandëich, Kent, për të blerë një banesë në Bukuresht – rreth 100 mijë funte, të cilën e regjistroi në emrin e “burrit të tij”.

Philip Clements pas kësaj u zhvendos në Rumani për të jetuar me partnerin e ri.

“Fillimisht shkonim mirë, por ai qëndronte shumë pak me mua pasi vinte shumë vonë në shtëpi, sepse qëndronte deri në 5 të mëngjesit në klube nate”, shprehet i moshuari.

Duke mos pasur zgjidhje i moshuari u rikthye në Britaninë e Madhe pasi ndihej i vetmuar./a.k/noa.al/