Transmetuar më 29-12-2017, 21:38

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha pak ditë më parë në një studio televizive se Ilir Meta e mban fjalën, ndërsa Kryemadhi jo. E ftuar në emisionin "Repolitix", Kryemadhi i ka kthyer përgjigje Veliajt, duke thënë prerë që nuk është si Meta dhe se nuk do të ketë më marrëveshje politike.

“Nuk jam si Ilir Meta. Veliaj dhe Rama janë mësuar me Metën duke u ulur në tryeza dhe bërë kompromise. Unë e them që iku koha e kompromiseve, nuk do të ketë më marrëveshje politike”, tha Kryemadhi. (e.c/noa.al)