Transmetuar më 07-03-2018, 12:23

Megjithëse nuk mund të shprehte shqetësimet për shkak të moshës së tij, foshnja ishte sëmurë në mënyrë të qartë dhe prandaj prindërit e tij, e kishin shoqëruar atë në urgjencën e spitalit më të afërt.

Këtu, megjithatë, mjekët i kishin siguruar ata, duke shpjeguar se ishte vetëm një virozë kalimtare nga e cila foshnja prej vetëm 17 muajsh do të shërohej së shpejti falë një kure që ai mund ta ndiqte nga shtëpia. 

Megjithatë, kur u kthye në shtëpi, gjendja e fëmijës u përkeqësua me shpejtësi dhe pavarësisht nga një rekurs i ri për trajtim mjekësor, për fat të keq gjendja u përkeqësua dhe për të nuk kishte më asgjë për tu bërë.

Tani rasti i vdekjes së fëmijës po hetohet nga ProkuroriA Publike e Sassarit e cila ka vendosur të regjistrojë në regjistrin e të dyshuarve dy mjekët në shërbim atë ditë të cilët e kanë vizituar fëmijën. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 28 shkurtit kur prindërit e kuptuan se foshnja kishte ethe dhe temperaturë shumë të lartë dhe e çuan atë në urgjencën e spitalit në Ozieri.

Këtu ai u vizitua nga mjeku në detyrë dhe nga një pediatër që e diagnostikoi atë me një lloji gripi, duke përshkruar një kurë për ta bërë në shtëpi dhe e nxorri nga spitali.

Disa orë më vonë, në shtëpinë e tij në Alà dei Sardi, në provincën e Sassarit, vogëlushi është përkeqësuar. Prindërit kur vunë re diçka të tillë, lajmëruian menjëherë ambulancën, por kur ajo mbërriti në vendngjarje ishte tepër vonë, pasi foshnja tashmë kishte vdekur.

Tashmë lidhur me rastin kanë nisur hetimet, ndërsa trupi i fëmijës do t’i nënshtrohet një autopsie për tu njohur me shkaqet e vdekjes./b.l/noa.al/