Transmetuar më 08-03-2018, 07:28

Gazetarja Erjona Rusi deklaroi se do e linte partnerin e saj të kënaqej duke parë femra të tjera.

“Sinqerisht që nuk e them për klishe: le të hutohet e të kënaqet me sy, madje edhe më shumë po të dojë”, tha Erjona, e cila saktësoi se çfarë kuptonte me “më shumë”.

Ajo shtoi se nuk e ka problem që të rrijë me një modele dhe të bisedojë me një modele, por jo të shkojë në krevat.

“Por, nëse ajo është aq e zonja sa të ma marrë burrin për në krevat… hallall ia boftë Zoti! Unë kam besim te vetja, por nëse do të ndodhte dhe unë do e zbuloja, nuk do të bëhej qameti, këtë ta garantoj”, tha Erjona Rusi në Top Show.

Ajo nënvizoi më tej se nuk lihet burri ose gruaja për një tradhti.