Transmetuar më 08-03-2018, 14:00

Të gjithë e konsumojmë të paktën një filxhan të ngrohtë me kafe në ditë, ku pjesa më e madhe prej nesh, nuk e nisin dot ditën mbarë pa të. Më poshtë po ju tregojmë se cilat janë anët pozitive dhe anët negative të konsumit të kafes turke, për shëndetin.

Anët pozitive

Sëmundja e Parkinsonit- Konsumimi i rregullt i kafes zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Një numër studimesh kanë treguar se njerëzit që pijnë kafe rregullisht kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Parkinsonit.

Diabeti- Konsumimi i kafes është potencialisht proaktiv kundër zhvillimit te diabetit tip 2. Një studim prospektiv në kohë si pjesë e US Nurses Health Study ka zbuluar se konsumimi i matur si i kafesë së dekafenizuar dhe asaj te kafenizuar mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.

Gurët ne Veshkë- Konsumimi i kafes ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kafja rrit vëllimin e urinës, dhe kështu parandalon kristalizimin e kalciumit të acidit oksalik, komponenti kryesor më i zakonshëm i gurëve në veshka.

Anët negative

Kolesteroli- Konsumimi i tepërt i kafesë së vluar rrit nivelin e kolesterolit LDL (kolesteroli i dëmshëm). Kafeja e pafiltruar përmban dy përzierje kafestol dhe kahevol që rrisin kolesterolin.

Enët e gjakut- Kafeja ndikon negativisht tek tonusi dhe funksioni i enëve të gjakut (rrit ngurtësinë arteriale dhe rezistencën).

Çrregullime të ritmit të zemrës- Kafja mund te shkaktojë të rrahura të shpejta, jo të rregullta (aritmi kardiake).

Gjumi- Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm për efektet stimuluese të kafeinës. Sasi të mëdha të saj të pira para se të shkojmë në shtrat, mund të shkaktojnë vështirësi në fjetje, shtim të tendencës për t’u zgjuar më lehtë nga zhurma të vogla dhe zvogëlim te kualitetit të gjumit në përgjithësi.