Shkupi në flakë, qytetarët protestojnë kundër marrëveshjes me Greqinë
Transmetuar më 17-06-2018, 22:29

Qindra protestues maqedonas janë mbledhur sonte para Kuvendit të Maqedonisë, ku protestojnë kundër marrëveshjes me Greqinë për emrin, e cila u nënshkruar sot në Prespë.

Si rezultat i marrëveshja së nënshkruar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, situata ka degjeneruar përpara Kuvendit.

Godina është rrethuar nga forca të shumta policore për të shmangur çdo incident.

Protestuesit kanë hedhur sende të forta dhe gurë kundrejt policies, ndërsa kjo e fundit ka përdorur shopinj gome dhe bomba tymuese për të shpërndarë turmën.

Prej kohësh ata kundërshtojnë marrëveshjen e arritur mes dy vendeve për emrin e Maqedonisë.

Edhe Presidentin Ivanov ka thënë se nuk do ta firmosë katë marrëveshje. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...