Transmetuar më 24-06-2018, 14:04

Pas standardit të vendosur një vit më parë nga PSG, që transferoi yllin Neymar për 222 milionë euro, tashmë merkatoja “flet” me shifra vërtetë të çmendura.

Një oferë “faraonike” ka përgatitur Liverpuli për yllin e Realit të Madridit Marco Asensio, një lojtar i ri mjaft premtues për të ardhmen.

Plot 180 milionë euro është oferta zyrtare që ka mbërritur në tryezën e klubit nga “Santiago Bernabeu”.

Lajmi bëhet me dije nga gazeta spanjolle Mundo Deportivo. Edhe pse po e mendon ofertën, Reali ka pak gjasa që të pranojë largimin e Asensios.

Aq më tepër, ai është një prej lojtarëve që pëlqehet nga trajneri i ri Julen Lopetegui.

Kontrata e Asensios me Realin përfundon në vitin 2023. Ai ka një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh.

Pas asaj që ndodhi me Neymar te Barcelona e cila e kishte të pamundur ta mbante, Reali ka nënshkruar kontrata me klauzola të çmendura me yjet e ekipit.

Klauzolat te klubi madrilen shkojnë deri në një milliard euro, klauzolë e cila është vendosur për lirimin e Cristiano Ronaldos, i cili nga ana e tij ka dhënë shkëndija se kërkon të largohet./a.m./noa.al/