Transmetuar më 25-06-2018, 10:27

Një djalë i ri 22-vjeçar, i cili synonte të bëhej një personazh i famshëm në YouTube, sfidoi të fejuarën e tij që ta qëllonte me pistoletë, duke vendosur një libër mes tij dhe armës. Por eksperimenti përfundoi në tragjedi.

Pedro Ruiz gjeti vdekjen gjatë regjistrimit të një video, të cilën donte ta publikonte në kanalin e tij.

Monalisa Perez, 19 vjeçe ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ndërkohë që e pranoi sfidën, pasi i fejuari i tregoi një libër të trashë, duke e siguruar se plumbi nuk do e kalonte.

Çifti tregon pistoletën në video, e cila u publikua në kanalin e Pedro Ruiz. Megjithatë “shakaja” e tij pati një fund dramatik, ku i riu humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë që Monalisa u arrestua për vrasje.

Pedro i kishte paralajmëruar ndjekësit e tij, se do publikonte dy gjëra, por pa u treguar çfarë. Gjatë videos, i riu thoshte disa herë që është gati të “shkojë në qiell”, por shprehte bindjen se eksperimenti nuk do të dështonte.

Para aksidentit tragjik të ndodhur në South Dakota, Monalisa kishte shkruar në Twitter, “Pedro dhe unë do të xhirojmë një video, më të rrezikshmen e të gjitha kohërave, është një ide, por jo imja”.

Në moshën 20-vjeçare, Monalisa u shpall fajtore këtë të premte, për krimin e kryer, duke u dënuar me 180 ditë burg si dhe për 10 vite në liri me kusht. /a.y/noa.al