Transmetuar më 25-06-2018, 11:09

Brikena Ukperaj, gjyqtare e Apelit të Vlorës ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas kryerjes së hetimit të thelluar ka arritur në konkluzionin se pasuria e gjyqtares është e justifikuar me burime të ligjshme.

Po ashtu, ajo është vlerësuar e aftë profesionalisht për të kryer detyrën ndërkohë ka kaluar edhe testin e integritetit moral.

Bazuar në këto rezultate, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Brikena Ukperaj.

Kujtojmë se ndaj saj pati edhe denoncime nga qytetarë. Një familje akuzonte për shkelje gjyqtaren.

Bëhet fjalë për familjen Bodo që pretendon se gjyqtarja nuk ka dhënë drejtësi për dosjen “Karaburuni”.

Pasuria që ka deklaruar

Gjyqtarja Ukperaj zotëronte rreth 247 mijë lekë pasuri përpara fillimit të detyrës në vitin 2006. Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e saj kap vlerën e 7.7 milionë lekëve ku pjesën kryesore të rritjes e përbën blerja e një apartamenti.

Në vitin 2012, gjyqtarja ka blerë një apartament në Selitë të Tiranës me vlerë 44 877 euro. Burimi i kësaj pasurie është një kredi bankare prej 5 milionë lekësh si dhe 9 mijë euro hua të marrë nga prindërit, shumë e cila rezulton e pashlyer deri në fund të vitit 2016.

Paralelisht me apartamentin, gjyqtarja e Apelit zotëron likujditete në bankë në vlerën e rreth 400 mijë lekëve si dhe pasuri të luajtshme në rreth 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare të gjyqtares për periudhën deklaruese kapin vlerën e 13.7 milionë lekëve, ku pjesa dërrmuese përbëhet nga paga e saj dhe e bashkëshortit./a.m./noa.al/ Gjyqtarja e Apelit Vlorë, në “sitën” e vettingut për një apartament dhe një makinë

Gjyqtarja e Apelit Vlorë në “sitën” e vettingut, pasuria që ka deklaruar