Transmetuar më 25-06-2018, 11:32

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda, ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, për Denis Shtrazën, i akuzuar për vrasjen e Gaz Çollakut.

Shtraza do të vuajë dënimin me burg përjetë për krimin e kryer.

Gaz Çollaku u rrëmbye në Durrës në janar të vitit 2016 dhe një ditë më pas u gjet i lidhur dhe i vrarë në Murqinë të Krujës.

I akuzuar për ngjarjen ka qenë edhe ish-polici Ervin Dalipaj, i cili u ekzekutua në një atentat në Durrës në vitin 2017.

Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit 2016 në parkingun e një lokali në Durrës nga persona të veshur me uniformë.

12 orë më vonë, ai u gjet i pajetë në Murqinë të Krujës.

Prokuroria tha se viktima pasi ishte torturuar ishte qëlluar me plumb në kokë dhe i lidhur këmbë e duar me fasheta të zeza ishte hedhur në anë të rrugës. /a.y/noa.al