Transmetuar më 25-06-2018, 13:00

Dasma e mbretit të Shqipërisë Ahmet Zogu ishte një event që u prit me interes edhe nga drejtues të shteteve të mëdha të asaj kohe.

Ai mori shumë dhurata por ajo që u cilësua si më e rëndësishme erdhi nga kancelari gjerman Adolf Hitler.

Ai i dhuroi një makinë Mercedez “cabriolet” që cilësohej kryevepër në atë kohë.

Makina sportive me ngjyrë të kuqe u mor me vete nga mbreti Zog pasi ai u largua nga Shqipëria gjatë pushtimit.

Mjeti ka qenë i regjistruar në Londër me targën “ENX 957”. Ajo makinë mendohet se vlen rreth një milionë euro.

Mjeti identik me atë të mbretit Zog, që i përkiste mbretit egjiptian Faruk, u shit për 921 mijë euro në vitin 2006.

Ankandi aso kohe u zhvillua në Monte Carlo dhe u ble nga një koleksionist./a.m./noa.al/