Transmetuar më 25-06-2018, 13:13

Një person ka gjetur vdekjen në rrethana të mistershme mesditën e sotme në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 të kësaj të hëne, në rrugën kryesore në Paskuqan.

Mësohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen 50-vjeçari E.Gj.

Pavarësisht tentativës për ti ardhur në ndihmë nga kalimtarë të rastit, ai gjeti vdekjen.

Aktualisht shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të vdekjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese