Transmetuar më 25-06-2018, 13:31

Një person në Vlorë ka tentuar vetëvrasjen mesditën e sotme, duke u qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:03 të kësaj të hëne, në fshatin Gumenicë.

Krenar Veshaj, rreth 55 vjeç, është vetëplagosur me armë gjahu në banesë.

Ai u gjet nga familjarët i larë në gjak, të cilët e dërguan me urgjencë në spital.

Pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese