Transmetuar më 25-06-2018, 15:45

Një 30-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga policia italiane, pasi prej kohësh ishte shpallur në kërkim.

Ai është identifuikuar vetëm me inicialet K.K, dhe akuzohet për një vepër të rëndë penale.

30-vjeçari akuzohet se në vitin 2011 ka qenë në qendër të një hetimi, i akuzuar se ishte pjesë e një grupi zjarri dhe në një rrugë në komunën Fano, ka tentuar të vrasë me armë rivalin në dashuri.

30-vjeçari bashkë me mikun e tij lanë një takim me kundërshtarin e tyre, një 45-vjeçar italian, ndaj të cilit qëlluan me breshëri mitralozi.

Për fat të mirë ngjarja përfudnoi pa të lënduar, ndërsa shqiptari gjatë këtyre viteve në kërkim, u fsheh zonën e Castelfranco Veneto. /k.k/noa.al/