Transmetuar më 25-06-2018, 17:14

Një grua në Indi është dënuar me vdekje pasi dyshohet se ka helmuar 5 persona, përfshirë bashkëshortin e saj dhe famijarët.

Pradnya Survase hodhi pesticide të ndryshme në ushqim gjatë një feste në shtëpi, ku morën pjesë 120 persona, më 18 qershor.

Pesë të ftuar, përfshirë 4 fëmijë vidqën pasi ju shërbye gjella e helmuar në fshatin Mahad.

23-vjeçarja kishte për qëllim të vriste bashkëshortin e vet, vjehrrën, dy kunatat e saj, motrën e vjehrrës dhe bashkëshortin e saj, raporton Hindustan Times.

Policia raporton se Survase pretendon se që ku u martua dy vite më parë, ata e kishin fyer për shkak se ishte me ngjyrë dhe e tallnin për gatimin.

Survase, e cila ishte divorcuar nga bashkëshorti i parë, besonte se të afërmit i kishin dëmtuar martesën e dytë.

Në festë të ftuarve iu shërbyen ushqimet që u përgatitën nga një kuzhinier. Ata filluan vjellin e të ankoheshin për dhimbjet e stomakut dhe rreth 88 vetë u shtruan në spital.

Katër fëmijë mes moshës 7-13 vjeç vdiqën së bashku me 53-vjeçarin Gopinath Nakure. Dy prej të vdekurve ishin të afërm të Survase.

23-vjeçarja mori pluhur që përdoret për të vrarë gjarpërinjtë.

Survase u akuzua për vrasje, vrasje në tentativë dhe komplot, sipas Kodit Penal indian. Ajo përballet me dënimin maksimal, atë me vdekje. /k.k/noa.al/