“Teatri”, regjisori i njohur falënderon Majkon: Të paktën ti, nuk u bëre viç për lëkurë
Transmetuar më 06-07-2018, 10:22

Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, pas shumë debatesh parlamenti votoi projektligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një godine të re.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se në momentin e votimit, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, nuk mori pjesë.

Madje u filmuan momente kur ai debatonte me Kryeministrin Edi Rama, me gjasë lidhur me këtë projektligj.

Por qëndrimi i Majkos është përshëndetur nga regjisori i njohur Kastriot Çipi.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, regjisori shkruan, “Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!”. /a.y/noa.al Rama përplaset me Majkon në Kuvend për Teatrin, ja pamjet

Loading...