Transmetuar më 16-07-2018, 14:03

Tiranë, NOA.al- Pjesa e parë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Veri dhe Qendër duke sjellë shira të përkohshëm ndërsa Jugu mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja mbetet me vranësira dhe shira të dobët në zonat malore, kryesisht në Veri- Verilindje por kthjellime e vranësira kalimtare do ketë pjesa më e madhe e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 1- 2°C gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur ekstremet termike nga 13 në 33°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Europa

Vranësira të përkohshme dhe shira afatshkurtër vijojnë ndikimin në ekstremet Verilindje-Juglindje të Europës.

Po ashtu, vranësira dhe shira afatshkurtër do të ketë pjesërisht Europa Perëndimore. ndërsa kthjellimet dominojnë Europën Jugore dhe Qendrore. /a.y/noa.al