Transmetuar më 25-09-2018, 11:08

Bëri seks me dy nxënësit e saj të mitur, duke iu dhënë për të pirë edhe pije alkoolike si vodka dhe birrë. Për këtë arsye një mësuese e re amerikane nga Utah, u dënua me pesë vite burg, por për momentalisht pasi qëndroi në paraburgim për shtatë muaj, nuk do të rikthehet në burg.

29-vjeçarja Sarah Lewis, mësuese dhe gruaja e një polici, u denoncua në janar të vitit 2017, pas publikimit të një filmimi ku shihej në momente të nxehta me një nxënësin e saj 17 vjeç.

Video ishte xhiruar fshehurazi nga adoleshenti i cili më pas ua kishte dërguar miqve.

Pas denoncimit mësuesja u detyrua të rrëfehej, “Im shoq nuk ishte në shtëpi, isha e dehur dhe e mërzitur. Djali ishte dakord dhe ndodhi vetëm një herë”.

Por pak javë më vonë një tjetër nxënës, edhe ai 17 vjeç, denoncoi mësuesen në polici duke thënë se ishte oshur prej saj dhe më pas i kishte dhënë alkool, duke përfunduar në shtrat, shkruan noa.al.

Edhe dy të rinj të tjerë bën denoncim ndaj Sarah Lewis, e cila u vu në pranga nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Ndërkohë në shtëpinë e saj, u gjet edhe metanfetaminë. Këtë të premte, gruaja u dënua me pesë vite burg, por u lirua me kusht për shkak se një pjesë të dënimit e ka shlyer me paraburgim. /a.y/noa.al