Transmetuar më 25-09-2018, 12:33

Një grup shqiptarësh të cilët merreshin me trafik kokaine nga Holanda në Greqi, u shkatërrua nga policia greke.

Gjithçka pas përgjimeve të një 37-vjeçari shqiptar, të nisura në nëntor të vitit 2017, për tu kurorëzuar më 20 shtator.

Shqiptari i njohur si “Big Boss” (shefi i madh), i mbyllte marrëveshjet me telefona të shtetasve të huaj si francezë dhe kilianë, teksa përdoreshin fjalë të koduara.

Grupi ishte i lidhur edhe me një DJ të njohur, ku furnizonte me “mall” festat luksoze në Athinë, Mikonis, Patra dhe Selanik.

Mësohet se lënda narkotike mbërrinte në shtetin grek me kamionë nga Shqipëria dhe Holanda, teksa për shpërndarjen kujdesej një taksist grek nga Pireu.

Të arrestuar janë tetë drejtuesit dhe 15 bashkëpunëtorë, teksa është shpallur në kërkim edhe një tjetër. /a.y/noa.al