Transmetuar më 25-09-2018, 13:38
Foto ilustruese

Një sherr mes dy të rinjve, ka rrezikuar që të përmbyllej me djegien e shtëpisë së njërit prej tyre.

Xhevahir Bala, 27 vjeç, banues në Klos, Mat, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, e hënë, ka shkuar tek banesa e shtetasit F.S., 30 vjeç, banues në Klos.

Me një bidon me benzinë, ai ka spërkatur dhe i ka vënë zjarrin derës hyrëse të banesës së 30-vjeçarit.

Nga veprimet e kryera ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes dy personave për motive të dobëta.

Noa.al mëson se gjithçka ka nisur pas një konflikti mes tyre, teksa kanë qenë duke kullotur bagëtitë, kur me kthimin në banesë Bala, ka menduar të hakmerret ndaj bashkëfshatarit.

Por fatmirësisht nga rënia e zjarrit nuk ka patur dëme as në njerëz dhe as në sende materiale.

I dyshuari u arrestua nga policia pak pas ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Matit për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. /a.y/noa.al