Transmetuar më 25-09-2018, 13:57

U arratis me zarfet e dasmës me para dhe braktisi nusen gjatë banketit martesor. Është kjo ajo që ka ndodhur në një restorant në Trecase, provincë e Napolit në Itali, ku martesa përfundoi në sherr mes të afërmve.

Dhëndri u zhduk për katër orë, ndërsa gjithë të ftuarit, përfshirë dhe nusen, pyesnin veten se ku ishte.

Burri as 24 orë i martuar, vendosi që të bëjë një periudhë pushim nga jeta martesore e sapo nisur, dhe nisi të shpenzojë një pjesë të mirë të parave të cilat të ftuarit ia kishin dhuruar çiftit për ditën e madhe.

Kur u kthye në restorant, gjatë ceremonisë e cila ishte në vijim, xhaxhai i nuses sulmoi dhëndrin, duke e quajtur hajdut.

Dhëndri i ri i cili nuk i priti mirë akuzat, reagoi ashpër, duke përfunduar në konfrontim fizik. Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe policia, e cila u lajmërua nga të zotët e lokalit.

Ndërkohë dhëndri u dërgua për mjekim në spital, për shkak të dëmtimeve të marra. /a.y/noa.al