Transmetuar më 25-09-2018, 14:36
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Extra Service” (shërbim ekstra), ka vënë në pranga tre administratorë qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Operacioni u zhvillua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e hënë, ku u arrestuan H. D., 33 vjeç dhe dy vajza A. M., 28 vjeçe dhe L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë

Ambientet e qendrave të masazhit që administronin, të dyshuarit i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtatë punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe katër ambiente ku ushtrohej ky aktivitet.

Aktualisht hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al