Transmetuar më 25-09-2018, 19:49
Etilda Gjonaj

Gjatë ditës së sotme u arrestua për korrupsion një zyrtar i rëndësishëm vendor siç është drejtori i Hipotekës së Shkodrës.

Zamir Leka u arrestua në kuadër të një operacioni të përbashkët polici-prokurori.

Lidhur me këtë zhvillim, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ajo thotë se ky i sotmi, është vetëm i radhës në vazhdën e aksioneve të përbashkëta polici-prokurori që kanë rezultuar me sukses.

“Jo vetëm në rastin e Shkodrës, por në një sërë operacionesh ditët e fundit janë fryt i një bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë.

Ky angazhim do të vijojë me reagime konkrete, do të goditet kushdo që abuzon me detyrën”, deklaroi Gjonaj./a.m./noa.al/