Transmetuar më 25-09-2018, 21:04
Foto ilustruese

Një 52 vjeçar nga Tirana është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë por vetëm sot është bërë publike.

I plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet E.Q., i cili është transportuar në spital.

Sipas raportimeve nga bluzat e bardha, fatmirësisht ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ka identifikuar dhe ka prangosur në kushtet e flagrancës autorin e krimit, arrestimi i të cilit ka ndodhur një ditë më pas, pra sot në 25 Shtator.

Bëhet fjalë për një 20-vjeçar me inicialet A.M., nga Tirana.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se një konflikt i çastit mund të jetë shkaku i krimit./a.m./noa.al/