Transmetuar më 13-10-2018, 12:12

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka hedhur akuza në drejtim të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për lidhje sipas tij me trafikantin e drogës Edmond Bego, i dënuar në Itali për trafik droge.

Salianji ka publikuar disa dokumente të sistemit TIMS që sipas tij vërtetojnë se Balla ka udhëtuar me Edmond Begon në të njëjtën avion 18 herë jashtë vendit.  Sipas Salianjit, TIMS tregon se destinacionet kryesore të këtyre udhëtimeve kanë qenë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi, apo Mali i Zi.

“Qeveria në pakt me krimin. Edi Rama është i vetmi kryeministër që njoftoi dje ngritjen e departamentit anti-shpifje. Është fakt se Taulant balla ka lidhje me trafikintin Edmond Bega i dënuar me burg në Itali. Është fakt se Taulant Balla nuk dha një sqarim se si u shndërrua në biznesmen miku i tij. Do paraqesim fakte të reja që tregojnë lidhjen e Taulant Ballës me trafikantin e drogës. Balla ka udhëtuar me Edmond Begën në të njëjtën avion”- tha Salianji.

Më tej deputeti demokrati, tha se Balla ka udhëtuar 25 herë me Edmond Begon, i dënuar në Italia për trafik ndërkombëtar droge.

“Trafikanti nderkombetar i drogës Edmond Bega mori 14 milionë euro në zonën elektorale të Taulant Ballës. Balla ka udhtuar mbi 25 herë me trafikantin Bego. Deputeti Balla rezulton të ketë udhëtuar me trafikantin Bego me të njëjtën makinë. Kanë udhëtuar me të njëjtin avion ku destinacion ka qenë Vjena, Parisi apo Athina. Keto janë të dhëna të siguruara nga sistemi TIMS. Kanë udhëtuar me charter. Kanë kushtuar 600 mijë euro udhëtimet e Taulant Ballës. Kush i ka paguar?”, shprehet Salianji./b.l/noa.al/