Sa dhe si ndikojnë ‘bari’ dhe drogat e tjera, te jeta seksuale e një mashkulli
Transmetuar më 14-10-2018, 17:16

Rinia e sotme shqiptare kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe troje të tjera përtej kufirit, është përfshirë gjithnjë e më shumë nga disa ‘trendy’ të kohës që janë përqafuar prej vitesh në Europë e SHBA.

Droga është një prej tyre.

Ca nga kurioziteti, ca nga stresi e ca nga ‘mundësia’ e të qenit ‘cool’ dhe ‘në modë’, plot djem e vajza të moshës midis 15 deri 25 vjeç, nisin të provojnë drogëra të ndryshme.

Një nisje që shkon në përsëritje dhe për plot mes tyre në konsum të vazhdueshëm.

E nisin me hashash, duke tymosur një cigare, më tej provojnë dhe droga të tjera.

Konsumojnë kokrra apo pilula që të bëjnë të ndjehesh ‘hai’ dhe disa i sulen edhe heroinës apo kokainës.

Por pak prej djemve e kanë të qartë se droga ndikon në efiçencën seksuale të meshkujve, duke i penguar ata që të kenë një jetë normale seksuale.

Ky fakt dihej edhe më parë, por disa studiues nga Melburni në Australi kanë gjetur konkretisht sesi meshkujt që pinë cigare kanabis kanë telashe me orgazmën, disa herë duke e arritur me vështirësi dhe më së shumti, ta arrijnë më shpejt se ç’duhet.

Studimi u krye nga hulumtuesit në universitetin Latrobe në Melburn.

Drejtues i ekipit të shkencëtarëve që u përfshinë në këtë studim ishte prof. Dr. Anthony Smith.

Duke u bazuar në të dhënat e përftuara nga studimi, dr. Smith apelon se nëse droga kthehet në një përdorim të përditshëm, ajo rrezikon që meshkujt konsumatorë, gjatë aktivitetit të tyre seksual të përballen me ejakulim të parakohshëm.

Në studimin e tij, Dr. Smith evidenton informacionin e përftuar nga të rinjtë e përfshirë në pyetësor dhe vë në dukje se megjithatë ka meshkuj që tymosin cigare kanabis enkas për të vonuar orgazmën e tyre.

Kjo konstatohet edhe në Shqipëri. Djem në moshë kryesisht adoleshente, sidomos ata që kanë përvoja të pakta me seksin, mendojnë se janë më gati për t’u përballur me partneren në një akt seksual, nëse më parë kanë konsumuar pije alkoolike apo ndonjë cigare marijuanë (bar/hashash/canabbis).

Por pa e ditur se kjo i kthehet përkundër, pasi në pjesën më të madhe të rasteve, droga ndikon negativisht dhe në vend që të vonojnë kalimin në orgazëm, këta konsumatorë ejakulohen shpejt. Ndaj këshilla për ta është që të largojnë nga rrezja e seksit, drogën dhe alkoolin, pasi nuk janë mjete dobiprurëse as për këtë aspekt të jetës. /noa.al/

Loading...
Loading...