Transmetuar më 15-10-2018, 12:26

Ndërsa foli për luftë pa kompromis me “të fortët”, Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur njërin prej tyre, i cili prej kohësh vijon të jetë në arrati.

Në një takim gjatë ditës së sotme me drejtues të policisë, Rama u ndal në rastin e Klement Balilit.

Më konkretisht ai iu drejtua kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke kërkuar rezultate.

Madje duke hequr paralele me ambasadorin amerikan të larguar, Donald Lu, Rama tha se, “Unë nuk dua i dashur drejtor, që të na vijë ambasadorja e re amerikane dhe të na kujtojë se Klement Balili nuk është kapur.”

Balili i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe krijim të organizatave kriminale, njihet edhe si “kumbari” i drogës në Ballkan. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu, e etiketonte shpesh Balilin si "peshk të madh"./a.y/noa.al

Rama, krerëve të policisë: Shpifjet mos t’iu pengojnë në detyrë, s’ka paqe me "të fortët"