Transmetuar më 15-10-2018, 19:12

Një ngjarje emosionuese ka ndodhur në një spitali në Indi, kur një nënë solli në jetë djalin e saj teksa vetë ishte në koma.

Ajo u zgjua sapo mjekët i dhanë në krahë djalin e sapo lindur.

Amanda Silva, 28 vjeçe, që vuan nga epilepsia, kishte pasur një komplikacion në javën e 37 të shtatzënisë, dhe ajo pretendon se kjo gjendje i ishte shkaktuar pas një debati të nxehtë që kishte pasur me burrin e saj.

Të ndodhur në këtë situatë, mjekët vendosën që përmes prerjes çezariane të sjellin në jetë fëmijën.

Pas tre javësh në spital, një infermiere kërkoi që t’i vendoste nënës djalin në krahët e saj, pa e ditur se një gjë e tillë do të ndryshonte gjithçka.

Pas kësaj, Silva filloi të përmirësohet, dhe pas 20 ditë qëndrimi në spital ata ishin në gjendje  të ktheheshin së bashku në shtëpi. /k.k/noa.al/