Transmetuar më 18-10-2018, 15:44

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Beratit nën akuzën e vjedhjes. Mësohet se të arrestuarit janë Hyda Vila, 26 vjeç, banues në Gostenck, Skrapar, Erineo Lalo, 26 vjeç, banues në lagjen "Kombinat", Tiranë dhe Artur Guri, 44 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë në sajë të operacionit të koduar "Gostencka", pasi ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke transportuar me një kamion tip ‘Benz’ 7080 litra naftë të cilën dyshohet se e kanë vjedhur në kantierët e një firme gazsjellësi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 7080 litra naftë, një mjet kamion, i markës ‘Mercedes Benz’, një mjet fuoristradë i markës ‘Range Rover’, 6 aparate telefoni celular, 225.100 lekë të reja dhe 450 euro.

Strukturat e DVP Berat po punojnë intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet të jenë të implikuar dhe persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, "Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën"./b.l/noa.al/