Transmetuar më 18-10-2018, 22:53

Gazetari Arian Çani i ftuar në Open ka bërë disa deklarata në lidhje me qëllimet e kryeministrit për dy çështjet më të diskutuara: paketa anti-shpifje dhe lojërat e fatit.

Moderatori është shprehur se qëllimi i mazhorancës për mbylljen e pikave të basteve nuk ka të bëjë me shtimin e numrit të tyre nëpër rrugicat e qyteteve, por synon përqëndrimin tyre në hotelet me 5 yje që pritet të ndërtohen në kryeqytet.

“Sa hotele pritet te ndërtohen ne Tiranë? Të gjithë do të kenë brenda kazino. Rama e tha edhe vetë në parlament do vendosen ne hotele me 5 yje.

Të gjithë njerëzit që kanë para do të luajnë në kazino”, u shpreh ai në emisionin ‘Open’, në Top Channel.