Transmetuar më 19-10-2018, 09:26

Një çift të fejuarish 30-vjeçarë, në pritje të një fëmije, u paraqitën në spital për një kontroll, por në atë moment nisi kalvari i tyre.

Mjekja gjinekologe nuk ndjente rrahjet e zemrës së bebit. Vogëlushja gjeti vdekjen në bark, duke bërë që mjekët të stimulojnë lindjen. Nga ky moment jeta e dy prindërve të ri, ndryshoi përgjithmonë.

Historia e trishtë vjen nga Britania e madhem, ku Vicki Beckett, nëna e vajzës që lindi i e pajetë, ishte në javën e 26 të shtatzënisë dhe kishte thurur shumë ëndrra.

Madje prindërit kishin zgjedhur edhe emrin e vogëlushes, ajo do të quhej Ruby.

Bashkë me të fejuarin Bruce Wagstaff, ajo u paraqit në spital për kontroll, por mjekja u dha lajmin e hidhur.

Pikërisht në atë moment në spital ndodhej një ekip televiziv, të cilët po xhironin një dokumentar për fëmijët e lindur të vdekur.

Çifti pranoi që të filmoheshin, për të ndarë këtë moment me prindër të tjerë që kanë përjetuar të njëjtën dramë.

“Në 30 sekonda jeta ime ndryshoi. Nuk arrij të shkëputem. Por duhet të jem i fortë për të fejuarën time”, tha Bruce. /a.y/noa.al