Transmetuar më 19-10-2018, 19:17

Policia zvicerane ka zbardhur shkakun e vdekjes së një 18-vjeçari shqiptar në Zvicër.

Sipas të dhënave, ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

I riu shqiptar u gjet pa shenja jete në një automjet në autostradën A1 në Basserdorf ZH, të Zvicrës, në datën 11 shtator të këtij viti.

Nga të dhënat paraprake, u tha se viktima është një 18-vjeçar shqiptar, i cili është gjetur i pajetë brenda një makine.

Ai ishte pozicionuar në anën e pasagjerit, teksa dera e automjetit tip “Kia” me targa të Bernës, ishte e hapur.

Sakaq nuk bëhet me dije ende identiteti i shqiptarit.

Fillimisht u dyshua se ai mund të kishte ndërruar jetë si pasojë e ndonjë sëmundjeje, port ë dhënat e fundit hedhin dritë se kemi të bëjmë me vdekje natyrale. /k.k/noa.al/