Transmetuar më 19-10-2018, 22:01
Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Vlorës këtë mbrëmje, në një lokal.
Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur me plumb në këmbë.
Noa ka mësuar se gjithçka ka ndodhur në një lokali, ku disa persona fillimisht u konfliktuan me njëri-tjetrin.
Kanë qenë dias persona që kanë qëlluar duke plagosur shtetasin me inicialet Aleksandër Vasili, 26 vjeç.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorët janë vënë në kërkim nga policia. /k.k/noa.al/